Në familjet tona limonin e përdorim vetëm për çaj. Limoni mund të përdoret edhe për shumë qëllime të tjera shëndetësore.

Lëngu i limonit cilësohet si një ndër frutat më të mirë, atë duhet ta pini në mëngjes para ushqimit sepse në këtë mënyrë nxit metabolizmin dhe humbë kaloritë, përveç humbjes së kalorive, limoni ndihmon edhe në gjendjen shëndetësore.  Nëse duam ta largojmë etjen dhe t’i mposhtim temperaturat, limoni është një zgjedhje e mirë.

Humbja në peshë

Lëngu i limonit ndihmon edhe në largimin e kilogramëve të tepërt, për të pasur një rezultat të mirë duhet ta pini atë çdo mëngjes para ushqimit.

Temperatura

Limoni ndihmon edhe ata persona të cilët vuajnë nga gripi i ftohti ose ethet.

Kujdesi për flokët

Në momentin që e aplikojmë limonin në lëkurën e kokës, ai na ndihmon ta heqim zbokthin dhe e parandalon rënien e flokut, përveç këtyre lëngu i limonit u jep shkëlqim të mirë flokëve.

Depresioni

Lëngu i limonit ndihmon edhe kundër depresionit, përzërja e lëngut më ujë dhe pirja e tij disa herë në ditë, njihet si efekt qetësues për trupin e njeriut, relakson trupin dhe lufton depresionin dhe stresin.