Vladimir Putin ofroi sot të dorëzojë të dhënat e takimeve të zyrtarëve të tij me Donald Trump, pas akuzave për këtë të fundit se u ka kaluar atyre informacione delikate.

Mediat amerikane thonë se Trump ka kaluar te Rusia informacione sekrete javën e kaluar, për të cilët presidenti tha se ka këmbyer informacione sigurie në interes të të dy vendeve.

Për të eliminuar debatin, Putin tha se Rusia mund të dorëzojë të dhënat e komunikimeve nëse kërkohet nga Kongresi amerikan.

Trump u takua një javë më parë në Shtëpinë e Bardhë me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ambasadorin rus në SHBA Sergei Kislyak.

Kjo ndodhi disa ditë pas shkarkimit të kreut të FBI, James Comey nga Trump dhe pas akuzave më media se presidenti kishte kaluar informacione delikate te rivalët politikë të vendit. Trump mbrojti vendimin e tij duke thënë se bën atë që mendon të duhur për politikat e sigurisë dhe anti-terrorizmit.