Nikolla Dujovski është dekan i ri i Fakultetit për Siguri – Shkup. Prodekane për mësim është Natasha Pelivanova, prodekan për bashkëpunim ndërkombëtar, docent Rade Rajkovçevski dhe prodekan për shkencë dhe zhvillim, Marjan Gjurovski.
Mandati i ekipit të sapozgjedhur të Dekanatit të Fakultetit për Siguri fillon më 13 qershor 2017.
Sipas dekanit Dujovski, deri në vitin 2021 si detyrë kryesore e ekipit të ri menaxherial është fakulteti të jetë inovativ dhe i njohur jashtë vendit si institucion me renome për arsim, hulumtim dhe zhvillim në sferën e sigurisë.