Akademiku, Vllado Kambovski, e ka quajtur të papërshtatshme deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, i cili drejtoi akuza ndaj ambasadorëve, duke i shpallur ata edhe si armiq, njofton TVM2.

Por, kreu i AShAM-it thotë se gjithsesi bëhet fjalë për deklaratë personale të kreut të një partie, që nuk paraqet, sipas tij, qëndrimin e institucioneve të shtetit.

“Unë mendoj se deklarata ishte e papërshtatshme. Nëse jepej nga një përfaqësues i një organi shtetëror, do ta dënoja, megjithatë deklarata është dhënë nga funksioni i një lideri partiak që shpreh qëndrimet partiake. Nuk është puna ime të dënoj qëndrime partiake. Partitë luftojnë në skenën politike me programe të këtilla apo të atilla, platforma dhe deklarata, gjithsecili është i lirë të shprehë qëndrimin e tij. Është punë tjetër fakti që shteti dhe institucionet shtetërore duhet të formojnë qëndrimet e veta nga prizmi i interesit publik dhe interesit të shtetit. Interes i shtetit tonë është që të zhvillohen raportet me BE-në dhe partnerët tanë strategjik. Se si sillet partia e caktuar, është çështje e saj”,- deklaroi kryetari i AShAM-it, Vllado Kambovski.