Ka qenë e zënë duke u marrë me binjakët Sir dhe Rumi, por në momentin e parë që ka dalë në publik, Beyonce i ka lënë të gjithë me gojë hapur.

Këngëtarja e famshme shoqëroi të shtunën bashkëshortin e saj Jay-Z në një festë në Nju Jork dhe 36-vjeçarja dukej fantastike me një fustan të gjatë dhe me dekolte shumë të hapur.

Foton me Jay-Z ajo e shpërndau në profilin e saj në Instagram dhe brenda dy orësh mori miliona pëlqime.