Alajdin Demiri nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, thotë se bëhet fjalë për një lojë ndërmjet BDI-së dhe VMRO-së për mos-shtyrjen edhe një herë të datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Është një vendim i akorduar për të satën herë mes VMRO-së dhe BDI-së kur bëhet fjalë për zgjedhjet e parakohshme.

Këtë ato e bëjnë për të krijuar kushtet për shpërbërjen e Kuvendit më 7 prill dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 5 qershor.

Arsyeja për një veprim të tillë, qëndron në faktin se ashtu siç po kalon koha VMRO-ja dhe BDI-ja po humbin në peshë”, konsideron Demiri.