Si asnjëherë deri më tani faktori ndërkombëtare është shqetësuar për fatin e vendit tonë. Edhepse nuk kanë munguar kritika nga figura kyçe ndërkombëtare për seriozitetin e momentit dhe rrezikun nga shembja e asaj që ka ngelë nga demokracia në vendin tonë, alarmin e fundit, të drejtpërdrejtë dhe pa mbështjellë me fjalor diplomatik e ka dërguar ndërmjetësi i BE-së Piter VanHoutte. Ai në një postim të tij ka kritikuar jo vetëm “akrobacionet” politike të partisë shqiptare në pushtet, por edhe Kryeministrin dhe Presidentin e vendit. Në shkrimin e tij VanHoutte ka akuzuar drejtpërdrejtë se me shtetin donë nuk po udhëheq një Qeveri por partia politike; se edhe ajo pak demokraci që kishte ngelur po varroset me veprimaet e fundit të dy partive në pushtet etj.

Në vazhdim ekskluzivisht në shqip, Fakte ua sjell postimin e plotë të ndërmjetësit:

Një moment historik për një demokraci jofunksionale

Imagjinoni, një Qeveri ku një nga partnerët e koalicionit dorëhiqet. Kryeministri hesht. Kryetari i partisë më të madhe thotë se dorëheqja është vetëm përgjegjësi e partisë së koalicionit: “Ata mund të plotësojnë vendet e zbrazura kurdo që të duan.”

Sipas Marrëveshjes së Przhinos, LSDM-ja ka marrë disa ministra dhe zëvendësministra në Qeveri, jo për  marrë pjesë plotësisht si një parti e koalicionit, por për të kontrolluar fusha kyçe të Qeverisë në lidhje me zgjedhjet.

Përfundim: Një qeveri pa BDI-në është një qeveri që nuk ka shumicë.

Çfarë do të ndodhte në një sistem normal demokratik?

  1. Kryeministri bën deklaratë publike, duke deklaruar se ka një krizë politike.
  2. Kryeministri shkon menjëherë në Kuvend dhe ofron dorëheqjen e Qeverisë ose
  3. Kryeministri kërkon një votëbesim për të parë nëse shumica parlamentare ende mbështet Qeverinë.

Fakti që Kryeministri nuk është duke reaguar fare, nuk është normal për një shtet demokratik, pasi që kriza është para së gjithash përgjegjësi e tij. Që një Kryetar i partisë merr përsipër de facto rolin e tij, është shumë shqetësuese dhe dëshmon se vendi është duke u drejtuar nga një parti, dhe jo nga Qeveria. Parimi i ndarjes së partisë nga shteti nuk është respektuar.

Në një fjalim së fundmi, Presidenti i Maqedonisë mbrojti idenë e “interesit shtetëror”. Po, është interes shtetëror për të sjellë përsëri demokracinë. Po, është në interes të të gjithë qytetarëve për të mbrojtur demokracinë dhe të pritet që parimet themelore demokratike të respektohen nga partitë politike në pushtet gjatë tërë kohës.

Me mosrespektimin aktual të parimeve bazë të demokracisë, është e qartë se zgjedhjet nuk do të përmirësojë demokracinë, por do të jetë varrimi i eshtrave të asaj që dikur ishte një shtet demokratik.” – ka shkruar në fund të postimit të tij VanHoutte./fakte