Demokracia në RM do te fillojë kur të burgosen politikanët dhe liderët e inkriminuar
Edhe pse Maqedonia po e kalon dekadën e dytë të tranzicionit politik, ende ndihet e kaluara e politkbërjes me forma komuniste, diktatoriale dhe shume primitive. Elita politike, gjithmonë ka qenë destruktive në raport me format e qeverisjes. Korupcioni ka qenë dhe mbetet kryefjala e partive te deri tanishme, dhe funksionareve te saj. Me vite funksionar politik kane rrjepur arkën e buxhetit respektivisht paratë e popullin që e kanë mbushur ate vazhdimisht.
Koalicioni i përbashkët VMRO-BDI të cilën kanë qenë më gjatë në pushtet, si dhe funksionarët e saj në vazhdimsi kanë abuzuar me paratë e popullit dhe kanë bërë kecpërdorime të pa imagjinuara. Nga përgjimet e bombave që i shpalosi opozita maqedonase, qytetarët patën rastin ti dëgjojnë edhe format se si liderët politik flasin për provizione të proekteve të ndryshme, sic ishte rasti i liderit të VMRO-së me Ministrin e transportit dhe lidhjeve ku përmendet një shumë prej miliona eurosh per autostradën Veles –Gjevgjeli, nga një kompani Kineze. Poashtu rasti i liderit të BDI që flet me një kryetarin e degës së Cairit për mallverzime dhe për ta shitur një objekt i cili qenka ndërtuar në mënyre të paligjshme pranë ambasadës së Amerikës në Shkup, ku lideri i BDI së bashku më bossin e Cairit pa fije turpi e bëjnë rolin e biznismeneve, dhe merren më gjera të imta që nuk i shkojnë një liderit i cili thiret ne patriotizëm dhe në vlerat e e luftës për liri dhe barazi.
Shpresa e qytetarëve të këtij vendi tani e tutje po mbështetet në faktorin ndërkombëtar dhe në prokurorinë speciale, për të hapur procedura penale, dhe për ti dënuar këta lider dhe politikan të papërgjegshëm të cilët në kurriz të popullit bëhen milioner dhe e varfërojnë popullin aq shumë që më të ta sundoj dhe ta kontrollojë.
Të gjithë qytetarët janë kurreshtare që sa më parë ti shohin prapa grilave të gjithë lideret e deri tanishëm edhe ate maqedonas dhe shqiptar, te pozitës apo opozitës, ministra drejtor, reketash partiak, biznismene të afërt me partine, dhe njëherë e përgjithmonë të ndërojë diskursi i inkriminuar politik. Qytetarët me padurim presin që këta politikan ta provojnë burgun, të turpërohen në rradhë të parë para familjes dhe popullit për aktet e tyre të pamoralshme dhe te pandershme, të kërkojnë falje dhe ta kthejnë pasurinë e tyre të krijuar si funksioner shtetëror të cilët kanë abuzuar me pozitat udhëheqëse.
Demokracia në RM do të fillojë të lulzojë vetëm atëhere kur në burgjet e Maqedonisë do ti shohim liderët dhe funksionaret poashtu kjo do të ndikonte që gjenerata e ardhshme e politikanëve qofshin shqiptar apo maqedonas të jenë të kujdeshëm gjatë ushtrimit të veprimtarive të tyre politike dhe publike, dhe mos ju shkojë mendja të korruptohen pasiqë do të përfundonin ashtu sic do të kishin përfunduar paraardhësit e tyre politik.

Fol.mk