rejtingu

Agjensioni për hulumtim të opinionit publik “Brima Gallup” ka bërë matjen e  rejtingjeve të partive politike në Republikën e Maqedonisë. Në lista vërehet që ka “përjashtuar” nga konkurimi partitë opozitare shqiptare, ndërsa ka matur rejtingun vetëm të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare. Jo rastësisht, këtë agjension e cilësojnë sit ë afërt me partinë qeverisëse maqedonase VMRO-DPMNE, ku për koincidencë kanë favorizuar vetëm 2 partitë shqiptare, ato që i ndjejnë më të afërta për interesat maqedonase.

Në pyetjen se cila parti politike ka program më të mirë për të ardhmen e vendit, 38.8% janë përgjigjur për VMRO-DPMNE-në, 18.7% kanë preferuar LSDM-në, 5.8% BDI-në, ndërsa vetëm 2.5% PDSH-në, derisa 34.2% janë përgjigjur se asnjëra nga partitë e cilësuara nuk meriton mbështetje dhe kërkojnë alternativa të reja.

Sipas këtyre shifrave, rezulton që partia shqiptare në pushtet BDI-ja pëson rënie të lirë të rejtingut, duke u përgjysmuar në krahasim me vitet e kaluara. Në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2014, BDI kishte grumbulluar 153.000 vota apo 12.8%. Ndërsa gjatë vitit të kaluar agjensionet e nxirnin BDI-në, në nivel 8.0%-8.5%. Ndërsa anketa e IRI-t që u bë në Dhjetor të vitit 2015, nxori BDI-në në 6.5%, por kjo nuk është dyshemeja. Anketa e sotëshme (8 Qershor 2016) e realizuar nga “Brima Gallup”, nxjer BDI-në me 5.8%, apo 67.500 vota.

Kjo do të thotë se BDI-ja nga viti 2014, kur tuboi 153.000, ka humbur plot 85.500 vota

Dy muaj më herët, në Prill 2016 anketa e realizuar nga Institutit për Demokraci kishte hulumtuar se cili lider është më i urryeri mes votuesve në RM. Kjo anketë rezultoi që 73% e shqiptarëve kanë mendim negativ për Liderin e BDI-së Ali Ahmeti, ndërsa në listë pason kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për të cilin 52% e qytetarëve maqedonas kanë mendim negativ.