Ish-shefi i DSK-së, Goran Grujovski u dënua me 1.5 vjet burg për shkatërrimin e pajisjes për përgjim në DSK, vendosi sot Gjykata Penale në Shkup. Gjashtë të tjerët të punësuar në DSK të akuzuar në rastin ”Fortesa 2” morën dënime me kusht, përcjell Fol.

Sipas prokurores së PSP-së, Lençe Ristovska, ishte kërkuar dënimi më i ashpër për ish-shefin e DSK-së ishte kërkuar sepse ai e ka kryer veprën penale në mënyrë më të pacipë, duke e keqpërdorur forcën dhe pozicionin e tij.

Sipas akuzës së PSP-së, ai e ka urdhëruar dhe e ka organizuar shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar të lidhur me përgjim të paligjshëm.

Për gjashtë të akuzuarit tjerë, punonjës në DSK, PSP ka kërkuar që t’u shqiptohen masa alternative, gjegjësisht dënime me kusht. /Fol/