Gjykata e Apelit Shkup vendosi që bisedat e përgjuara për furnizimin e Mercedesit luksoz prej mbi gjysmë milionë euro të jetë dëshmi në gjykimin për rastin “Tenk” të Prokurorisë Speciale Publike, përcjell Fol.

Rasti “Tenk” ka të bëjë në keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe shefit për furnizime publike Gjoko Popovski, me çfarë i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

Në seancën e djeshme në Gjykatën e Apelit, siç kumtoi AIM, Jankullovska ka kërkuar që “bombat” të mos përdoren si dëshmi me arsyetimin se i është shkelur privatësia.

Gjykata e Apelit deri më tani vendosi “bombat” të jenë dëshmi në rastet “Tenderë”, “Dhuna në Qendër”, “Treqind”, “Toplik” dhe “TNT”. /Fol/