Na premtuan para zgjedhjeve, dhe ne i votuam. Ata na thanë se për ata familjar që janë në gjendje të rëndë sociale do të shlyhen të gjitha pagesat e rrymës”, u shpreh një nga qytetarët.

Kjo është një deklaratë e një qytetari të manipuluar gjatë kohës së zgjedhjeve të fundit, i cili shpjegon se ballafaqohet me situatë të rëndë sociale. Ajo është pjesë e hulumtimeve të publikuara nga organizata CIVIL.

Kryetari i kësaj organizate, Xhabir Deralla thotë se në Maqedoni nuk ka drejtësi sociale dhe se hulumtimet e bëra kanë treguar se manipulimi më i madh i qytetarëve bëhet para kohës së zgjedhjeve. Sipas tij, skandali më i madh është se një votë blihet vetëm për 7-8 euro.

“Në kontekstin e zgjedhjeve, vota e një qytetari është blerë për 7-8 euro gjatë zgjedhjeve. Qytetarët ankohen para kamerave apo në mënyrë anonime se gjithë kohës u premtohet ndonjë vend pune, apo janë në listën ku presin për vend pune, ndihma sociale është e kushtëzuar me librezë partiake”, tha Deralla.

Ndërkaq, Milan Zhivkoviq nga fondacioni Fridrih Ebert Shtiftung apelon që qytetarët të lajmërojnë çdo keqtrajtim që bëhet nga partitë politike, veçanërisht gjatë kësaj periudhe parazgjedhore.

“Është e mundur që të ketë presion dhe manipulime ndaj punëtorëve, familjarëve dhe veçanërisht në administratë. Kjo është e evidentuar në të gjitha raportet që i marrim para, pas edhe gjatë kohës së zgjedhjeve”, u shpreh Zhivkoviq.

Hulumtimi është bërë në 9 qytete të Maqedonisë, ku janë përfshirë kryesisht kategori të qytetarëve që janë në gjendje jo të mirë sociale.

https://youtu.be/I01cnmXFmAI?t=13