image

Shoqata e bashkëatdhetarëve Shqiptar nga Maqedonia mbrëmë në Oslo priti udhëheqësit e Aleancës për Shqiptarët z.Ziadin Sela nga Lëvizja për Reforma -PDSH, nënkryetarin e kësaj lëvizje z.Agon Ferati dhe liderin e RDK-së z.Vesel Memedi. 

Në këtë takim me bashkëatdhetarët Shqiptar u diskutua për gjendjen e vështirë të Shqiptarëve në Maqedoni dhe daljen nga kjo krizë e thellë ekonomike që e ka kapluar vendin. Liderët e kësaj Aleance shprehën edhe njëherë gatishmërinë e tyre të plotë për të goditur këtë sistem të ngritur gjatë këtyre viteve. Ata më tej shtruan argumentat e qarta se pse duhet të përkrahet kjo Aleancë si alternativë e vetme për daljen nga kjo situatë e rëndë që mbizotëron në Mqaedoni. 

Njëherit edhe kryetari i Shoqatës BESA në Oslo, z.Maliç Bajrami potencoi faktin se Shqiptarët që jetojnë në Norvegji janë të interesuar si asnjëherë më parë për ti dhënë fund kësaj katrahure politike duke ç’rrënjosur sistemin desktruktiv të politikbërjes që është instaluar me vite, ku fajësoi dy partitë egzistuese BDI dhe PDSH për gjendjen e krijuar në vend. Njëkohësisht ai shprehi vullnetin e kësaj organizate për ti dhënë mbështetje të plotë Aleancës për Shqiptarët si alternativa e vetme për të sjellur ndryshimin e nevojshëm te Shqiptarët e Maqedonisë.

Ziadin Sela dhe Vesel Memedi ishin të ftuar për një intervistë live edhe në Radio Rilindja me seli në Oslo. 

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun:

http://www.ustream.tv/recorded/83401885

image

Takimi me bashkëatdhetarët në Shoqatën BESA

image imageimage