Deponitë е egra me mbeturina të grumbulluara mund të hasen në shumë vende në kryeqytet.  Një gjendje e tillë mbizotëron edhe në Shuto Orizare, qoftë nga papërgjegjësia qytetare apo edhe nga mosinteresimi i duhur institucional. Banorët që jetojnë në afërsi, ankohen për këtë gjendje sepse ata druajnë se mos shkaktohet ndonjë epidemi, nga era e keqe qëvjen si pasojë e mbeturinave të shumta që hidhen aty.

“Kush arrin këtu i hedh mbeturinat…kalojnë fëmijët, vjen erë e keqe…këtu janë njerëz pa ndërgjegje, kush arrin hedh mbeturina”, thotë njëri nga qytetarët.

“Turp është, por s’ka kush interesohet për këtë vend…ka 20 vjet që jam unë në këtë lagje, vetëm shtëpitë rregullohen tjetër asgjë. Sëmundje më ka shkaktuar së pari mua, si bëhet mbrëmje vetëm hedhin me thes mbeturina, turp i madh, por nuk intersohet kush”, thotë një qytetar tjetër.

Banorët fajësojnë edhe komunën që nuk ndërmerr masa për heqjen e kësaj deponie, ata më shumë  kanë frikëpër fëmijët, sepse ata luajnë në atë pjesë, ndërsa më tej shtojnë ata përveç tjerash aty hudhen edhe kafshët e ngordhura.

“Kur dalim këtu era vije, fëmijet dalin i prekin, i gjuajnë andej këndej. Duhet që t’i pastroj komuna. Komuna nuk na ndihmon neve aspak…Hedhin qenë, maca, lopë”, thotë një qytetar.

“Na pengojnë shumë, por çfarë të bëjmë, nuk kanë kulturë…ne jemi këtu afër, era vjen…janë këtu afër, por as ata nuk interesohen fare”, thotë një qytetare.

Ata kërkojnë nga banorët e papërgjegjshëm dhepo ashtu institucionet që ta përmirsojnë këtë gjendje, sepse nga deponitë e këtilla rrezikohen të gjithë, por më së shumti fëmijët. Ata për televizionin Shenja thanë se ky nuk është problemi i vetëm që i tangon, edhe rrugët e prishura, mungesa e asfalteve dhe dritave gjatë natës janë vetëm disa nga problemet që ata kanë dhe në njëfarë mënyre ata e ndjejnë veten të lënë anash nga zyrtarët komunalë.

 /SHENJA/

 

AlbP