Donald Tusk, Presidenti i Këshillit Evropian, gjatë ditës së sotme u takua në Sofia me presidentin bullgar Rumen Radev. Tusk ka mirëpritur përpjekjet e Bullgarisë për të forcuar sigurinë në kufirin me Turqinë, me qëllim që të parandalojë emigrantët të hyjnë ilegalisht në shtet.

Pas takimit të tyre, Radev ka deklaruar një propozim për formimin e një plani të përgjithshëm operativ të BE-së, për mbrojtjen dhe sigurimin e kufijve, transmeton Koha.net.

Donald Tusk tha se Bullgaria është shembull i mirë se si të mbrohen kufijtë, raporton Reuters.

Marrëveshje BE-Turqi ka hyrë në fuqi në mars të 2016-ës, pas më shumë se një milion refugjatë dhe emigrantë nga Siria, Iraku dhe Afganistani arritën në Evropë më 2015, shumica prej të cilëve kaluan nga Turqia përmes ishujve grek.