Një studim i fundit ka zbardhur dëshmi të reja për lidhjen midis shëndetit të zemrës dhe atij të trurit.
Te pacientët me depresion ka një rritje të çrregullimeve të rrahjeve të zemrës, që mund të shkaktojnë edhe sulmin në zemër.
Kjo ka ardhur pas hulumtimit të fundit të studiuesve të “American heart associations”.
Kur një pacient është në depresion, ndodh ajo që në mjekësi quhet fibrilavion arterial- kur dy dhomat e sipërme të zemrës dridhen në mënyrë kaotike, duke humbur aftësinë për të shtyrë gjakun në dhomat e poshtme. Kjo mund të çojë në mpiksje e rrjedhimisht goditje.
Studimi ka përfshirë mbi 6600 njerëz të moshës mesatare 62- vjeçare, të cilët nuk kishin rrezik kardiake dhe u vëzhguan për një periudhë 13-vjeçare. Nga studimi, rezultoi se personat me depresion apo ata që merrnin anti depresivë kishin më shumë se 30% risk për zhvillimin e fibrilimit arterial. Rezultatet sugjerojnë nevojën për ndërgjegjësim më të madh si nga mjekët, ashtu edhe pacientët.
Kështu, trajtimi i depresionit është shumë i rëndësishëm, veç të tjerash, edhe për shëndetin kardiovaskular. Studimi i ardhshëm tashmë kërkon të vërtetojë nëse trajtimi i depresionit ul rrezikun e fibrilimit arterial.