“Deputet i heshtur”, kërko falje!…

Deputeti  I BDI-së nga Kumanova  Mirvan Xhemaili ,  përndryshe  i padëgjuar më parë,  mori guximin që edhe ai ti thotë dy fjalë  nëpërmjet facebook-ut  se me sa duket në parlament nuk e ka hap gojën. Edhe pse kanë ndodhur shumë ngjarrje gjatë  kohës që Mirvani vazhdon të jetë   deputet. Ai tanë kohën ka heshtur..  Heshti edhe atëheher kur ndodhën ngjarrjet e Kumanovës. Do të kishte qenë  shumë më mirë të vazhdonte të heshte edhe tani, së paku deri në përfundim të mandatit, ndoshta   do të vlerësohej nga opinioni  e sidomos nga votuesit e Lagjes së Trimave!   Mbase,ku i dihet   do ti ndanin një medalje për trimëri    si “Deputet i Heshtur” .

Ai jo më larg se dje në  murin e tij në Facebook më në fund  mori guximin të shkruaj dy fjalë, që sadopak edhe ai të kontribuoj në agjendën parazgjedhore të BDI-së. Duke treguar servilizëm të skajshëm  ndaj liderit Ali Ahmeti, ku  në postimin e tij e  quan: . ”Lider  i guximshëm, me kredibilitet dhe vizionarë që hap mundësi edhe për zgjidhje të kontesteve siç është ai i emrit të vendit”, kurse   për të gjithë  ata kritikuesit që nuk mendojnë si ai dhe shokët e tij, tregoj një  njorancë  të  paparë  duke i quajtur  të gjithë shqiptarët ”QEN”, ndërsa kritikët ndaj tyre  ”Lehje QENSH”.

Edhe pse ai sot  në vend që tu  kërkoj falje të gjithë shqiptarëvëe  e sidomos neve ”Lehësve” bëri edhe gabimin më të madh duke  u munduar  ta fsheh TURPIN!, duke e fshirë, pjesën ku  ai ofendonte parasëgjithash votuesit e vetr , po edhe gjithë shqiptarët.

a  mirvan

U mbetet lexuesve të vlerësojnë vetë!

 Ja edhe  dy postimet e deputetit të Heshtur të BDI-së:

qeni