Grupi parlamentari i VMRO-DPMNE-së nuk do të përfshihet në punën e parlamentit. Ky vendim i mor në takimin e sotëm koordinativ me kreun e partisë, njofton AIM, përcjell Fol.

Nga partia nuk përmendën detaje pse ata morën këtë vendim, vetëm theksojnë se kryetari i partisë Hristijan Mickovski në orën 13:00 do të mbajë konferencë për shtyp, në të cilën do të sqarohen arsyet. /Fol/