Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila nuk e ka dërguar përfaqësuesin e saj sot në Rubikon të KTV-së për të debatuar me PDK-në.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se më herët, Lëvizja Vetëvendosje, e cila këto ditë më së shumti po shpif duke e përmendur shpifjen si dukuri, sërish kishte shpifur se PDK-ja është tërhequr prej debatit në Rubikon me Lëvizjen Vetëvendosje, kurse tash nuk kanë guxuar ta dërgojnë përfaqësuesin e tyre për të debatuar atje.

“Më herët, Lëvizja Vetëvendosje, e cila këto ditë më së shumti po shpif duke e përmendur shpifjen si dukuri, sërish kishte shpifur se PDK-ja është tërhequr prej debatit në Rubikon me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërsa, tash, nëse e shikoni Rubikonin, shihni se aty është përfaqësuesi i PDK-së dhe mungon ai i Lëvizjes Vetëvendosje, siç e dëshmoi edhe vetë udhëheqësi i emisionit Adriatik Kelmendi.

Këta edhe shpifin. Edhe shesin çallëm. Edhe mandej ikin të zhytur, duke lënë pas “moçalin e shpifjeve” të tyre!”, ka shkruar deputetja Deliu-Kodra.