Me të vërtetë LSDM dhe Zaev bënë një progres të madh për ndarjen e partisë nga shteti, me atë që shkonin në fushatë pas orarit të punës, me vetura partiake ose private. Edhe aty patëm vërejtje serioze, por kishim edhe fjalë miradije, të merituara. Mirëpo kur erdhi radha të mbrohet jarani i koalicionit Ali Ahmeti, gjithçka ra në ujë. Ajo që do të kalonte më së miri, duhej të dështojë me hapat e fundit të fushatës e cila habiti, dëshpëroi dhe hutoi shumë njerëz.

Me kalkulimet joparimore dhe me kërkimin e efekteve afatshkurtra politike, pamëshirshëm goditën madje edhe partnerin e koalicionit, Zijadin Sela, i cili e ndjeu duhmën e vdekjes në korridoret e Kuvendit kur u sulmua nga hordhia e Gruevskit. Aq më tepër që ai lloj i përkrahjes për BDI-në, për një çast, i ktheu kujtimet e këqija të regjimit.

Shifet se kur është në pyetje BDI, kjo është e pashmangshme. Ata luajnë pistë, në mënyrë tipike vmroiste, i shfrytëzojnë të gjitha mjetet që i përdornin edhe më herët, kur ishin në përqafim hajduto-vëllazëror me Gruevskin. (Pjesë nga kolumna e publikuar në www.plusinfo.mk)