Miq të dashur,

Nga kanali  Yutube dëgjova një mesazh rrënqethës, që kishte bërë një vajzë simpatike e uniformuar si UÇK .

Por ajo mbase kishte edhe zë të bukur por nga dhimbja zëri i dukej i thyer. Me të drejtë ajo ndjehej e thyer ,ajo jepte mesazhin e familjarëve të anës së Karadakut që humbën më të dashurit e tyre në Kryengritjen e 2001 -it.

Për çudi sot më 2 Maj ku para 15 viteve kjo zonë u shpall e LIRË, nuk morën pjesë si në çdo përvjetorë dhe si “trashigimtarë” siç pandehin të thonë, figuart e larta të BDI-së.

Njëri i kishte arsyetuar me agjendën e ngjeshur të tyre dhe si të merakosur shumë se çka po ndodhë dhe se kah po shkon ky vend. Figurat e larta të partisë demek të zënë me bisedimet.

Por a ka agjendë më të domosdoshme se sa tu afrohesh atyre që humbën një pjesë të jetës së tyre ? E Maqedonia le të shkoj kah të dojë !

Por aty ishin siç do të thoshte z. Ahmeti, ministrat e ri ende pa vurë bryskun në fytyrë. Por ata janë të ri edhe sdinë se çka të thonë , kanë marë pjesë dhe e kan bërë të veten.

Por ja çfar kishte thënë vajza simpatike si mesazh të familjarëve ;-

* * *

** TURP të keni ore politikan shqiptarë,

mos po mendoni se keni zbritur nga qielli,

mos haroni, jeni bërë TRUTHARË,

A thua vetëm për ju po rrezitka dielli ?

Deri kurë me premtime boshe,?

DERI KURË ME LOT NË SY ?

Mashtrues të çoroditur,

Populli ju njeh dhe vetëm sherin jua sheh……!!

* * *

Miq të dashur, këto mendime të dhimbshme ,nga frustrimi dalin nga ajo sepse ua kanë lodhur shpirtin me premtime boshe.

Nëse këta politikan nuk tërhiqen nga skena politike kjo apo edhe vajza e djemë të tjerë të Sllupçanit e Karadakut, politikanëve hajdut e mashtrues do tua marin të drejtën , të shiten me farsat e tyre e me karanfila të kuq në dorë mbi varet e më të dashurve të tyre.

Zoti i bekoftë dëshmorët e kombit dhe familjet e tyre.

Qenan Aliu

©fol.mk