Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është mbyllur përkohësisht. 

aeroplani4-650x358

Kjo pasi ka pasur një aksident të fluturimit të Turkish Airlines, i cili për fat të mirë nuk ka rezultuar me të lënduar.

“Ju konfirmojmë se fluturimi Turkish Airlines TK1018, nga Stambolli ka pasur një aksident minor ne aterim i cili fatmirësisht nuk ka rezultuar në ndonjë te lënduar, me këtë rast aeroporti shpallet i mbyllur për një afat kohor prej disa orësh deri në përfundimin e hetimeve fillestare teknike”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”