Deri më sot në mesditë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) janë paraqitur gjithsej 5.526 qytetarë të dhënat e të cilëve në Listën zgjedhore pas kontrolleve të kryqëzuara dhe kontrolleve në terren janë kontestuese respektivisht kanë mospërputhje me të dhënat në Listën zgjedhore. Më së shumti janë paraqitur në Çair – 748.

Nga këta 2.473 janë paraqitur në drejtoritë dhe zyrat rajonale dhe në zyrat e tjera të KSHZ-së, ndërsa 3.053 për aplikimet kanë përdorur web aplikimin në faqen e internetit të KSHZ-së

Sipas të dhënave të KSHZ-së, më së shumti qytetarë të paraqitur janë në Çair – 748, në Tetovë – 382, në Kumanovë – 379 dhe Saraj – 371.

Afati për paraqitjen e qytetarëve që gjenden në listë me regjistrime kontestuese përfundon të premten më 19 gusht. Deri më atëherë qytetarët që dëshirojnë ta regullojnë të drejtën e votës mund të paraqiten në repartet rajonale dhe zyrat e KSHZ-së ose atë ta bëjnë përmes aplikimit në web faqen e Komisionit.

Regullimin e të drejtës së votës qytetarët do të munden ta kryejnë edhe gjatë kohës së kontrollit publik në Listat zgjedhore para zgjedhjeve që pritet  të mbahen këtë vit.