Nën ndikimin e masës ajrore shumë të ngrohtë, moti deri të premten do të jetë kryesisht stabil dhe shumë i nxehtë, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Nesër në orët e pasdites do të ketë rritje lokale të vranësirave dhe kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve afatshkurte me bubullima të rralla. UV indeksi edhe më tej do të jetë shumë i lartë me vlerë 9.

“Sipas temperaturave të parashikuara, në ditët në vijim, gjithë vendi do të jetë në fazën portokalli në lidhje me rrezikun nga temperaturat e larta. Ndryshim i gjendjes së motit pritet nga e shtuna, kur do të ketë rritje të vranësirave dhe shi lokal me bubullima të rralla. Do të fryjë edhe e përforcuar, fillimisht nga jugperëndimi, ndërsa të dielën nga drejtimi verior. Të shtunën temperatura maksimale në interval prej 32 deri 39 gradë, ndërsa të dielën nga 28 deri 34 gradë”, informoi DPHM.

Temperatura maksimale sot është në interval prej 34 deri në 41 gradë.