Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar përgatitjet intensive për zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Ali Ahmeti, së bashku me kryesinë e ngushtë janë duke kalkuluar emrat e personaliteteve të cilet do të marrin pjesë në këtë garë.

Agjencia e lajmeve INA mëson se, për komunën e Tetovës nga rradhët e BDI-së janë duke u përfolur dy kandidatë serioz, të cilat gëzojnë edhe mbështetjen e degëve dhe nëndegëve të partisë.

Emrat e përfolur janë, Xhevat Ademi, dhe një bashkëpunëtor I afërtë i Hazbi Likës, që gëzon mbështetje të fuqishme nga dega dhe popullata në përgjithësi. (INA)