Hajnat shpesh dinë të jenë qesharak me maskat e tyre, por hajni në videon e publikuar më poshtë i ka bërë të qeshin edhe policët.

Disa shpesh bartin maska të fytyrave publike për të kryer plaçkitje me qëllim që të mos identifikohen, por nganjëherë vishen edhe me rroba të “karaktereve” të ndryshme të filmave të animuar, transmeton Telegrafi.

Por hajni i cili ishte veshur si bredh i Vitit të Ri, në orët e para të mëngjesit ishte munduar të futet në një veturë në Amsterdam për ta vjedhur, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e turpshëm për të.

Ai duket se nuk i kishte kushtuar edhe aq shumë vëmendje kostumit, i cili ishte tepër i madh dhe nuk mund të futej me të në veturë dhe të largohet nga vendi i ngjarjes duke kryer vjedhjen e planifikuar.

Kështu ai pas dy tentimeve, hoqi dorë nga misioni i tij dhe u largua duarthatë, derisa policia i ka publikuar pamjet ku shihet hajni i dëshpëruar me misionin e tij të dështuar.