Këshilli i komunës së Gostivarit nuk ka miratuar buxhetin për vitin kalendarik 2018-të, mirëpo përpos kësaj nuk ka sjellë edhe Vendim për financim të përkohshëm me planin financiar.

Këshilli siç kemi theksuar edhe më parë sipas Ligjit për finacimin e njësive të vetëqeverisjes lokale ka OBLIGIM që të sjellë atë. Nëse Ministria e Financave nuk bënë aktivizimin e Planit financiar të propozuar nga Kryetari i komunës gjegjësisht nuk e procedon atë për LEXIM në trezor,atëherë kjo nuk do të mundësonte pagesën e pagave në sferën arsimit dhe administratës dhe detyrimeve tjera.

Sipas analogjisë se Këshilli nëse deri më 31 mars nuk sjellë buxhetin VETSHPËRBËHET me fuqi ligjore. Atëherë,meqë nuk ka zbatuar ligjin për sjelljen e Vedimit për financim të përkohshëm deri më 31 dhjetor, ndënëse nuk ka mundësi ligjore edhe Ministria e financave të procesojë leximin e planit financiar sepse ate nuk e ka miratuar proceduralish Këshilli i komunës edhe pse ministria e përcakton lartësinë e shumave të programeve dhe nënprogrameve të planit financiarë. rrjedhimisht ndaj mendimin e se KËSHILLI I GOSTIVARIT është i VETSHPËRBËRË me fuqi të ligjit.

Andaj duhet Ministria e Vetëqeverisjes Lokale të zhvilloj njoftimin në qeveri dhe e njëjta të sjellë vendim për zgjedhje të jashtzakonshme për anëtarë të këshillit të Gostivarit me të cilën me automatizëm ashtu siç përcakton ligji kompetencat e këshillit do të kalojnë tek kryterai i komunës deri në konstituimin e këshillit të ri.

( q/a )