Pas shtyrjes së votimit të ligjit për Demarkacion kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri në një konferencë për media ka akuzuar Thaçin dhe Mustafën se kanë forcuar Listën Serbe.

Ymeri para gazetarëve ka thënë se ishin të angazhuar me të gjitha energjitë për ta penguar Demarkacionin me Malin e Zi.

“Kjo është fitore e qytetarëve të Kosovës për dy arsye: E para është sepse nuk ju cenua territori dhe rezistenca e tyre e ndali votimin”, ka thënë Ymeri. Në fund, ai ka shtuar se Beogradi po faktorizohet në Kosovë përmes Listës Serbe. “Dialogu me Serbisë që është udhëhequr me Thaçin dhe Mustafën nuk ka bërë asgjë tjetër vetëm e ka faktorizuar Listën Serbe brenda Kosovës ndërsa Serbinë e ka afruar me Bashkimin Europian” , ka thënë Ymeri.