Presidenca franceze ka konfirmuar që më 1 korrik nuk do të mbahet takimi i formatit të ngjashëm me atë të Berlinit.

Kabineti i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka thënë për REL se takimi në bashkorganizim me kancelaren gjermane, Angela Merkel, i paralajmëruar në Berlin, në fund të prillit, midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë nuk do të mbahet, përcjell albinfo.ch.

Edhe qeveria gjermane ka konfirmuar për Deutsche Welle-n se është shtyrë pa afat takimi Kosovë-Serbi, në Paris.

Në përgjigjen e shkurtër, një zëdhënëse e Qeverisë gjermane ka thënë se Gjermania dhe Franca do të jenë edhe më tej në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, paralajmëroi kohë më parë mundësinë që samiti në Paris të mos mbahet. Të premten, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se takimi në Paris nuk do të zhvillohet. Sipas tij, shkaku i shtyrjes së takimit është mospranimi që Kosova ta pezullojë taksën ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja.