Një grua ka vdekur në Tempe të Arizonës në SHBA pasi është goditur nga një veturë vetë-vozitëse e Uber-it.

Kjo njihet si viktima e parë e një këmbësori si pasojë e aksidentit nga vetura autonome në rrugët publike.

Vetura ishte në modulin autonom në momentin kur goditi gruan që po kalonte rrugën në vendkalim.

Uber ka thënë se ka pezulluar testimin e të gjitha veturave vetë-vozitëse.

Aksidenti pritet të rrisë edhe më shumë zërat kundër automobilave vetë-vozitës.