Edhe në raundin e tretë të votimit, kandidatët e mbetur në garë Lul Raka dhe Naser Sahiti, nuk i kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së nuk mundën ta zgjedhin rektorin kështu që konkursi për rektor do të rishpallet.