Regjimi antikushtetues s’mund të qeverisë më, thotë Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se regjimi që shkel Kushtetutën nuk mund të vazhdojë të qeverisë tutje me vendin.

“Ky është regjim antikushtetues. Më 26 mars të gjithë do të jemi bashkë në shesh me prezencën tonë fizike dhe do të japin një porosi për regjimin”, ka thënë Limaj. “Zgjedhje parakohshme në Kosovë do të ketë dhe ky regjim nuk do ta zërë vitin. Nuk ka mundësi që të njëjtin të qeverisin me vendin, sepse e kanë shkelur Kushtetutën”, ka shtuar ai më tej.