Integristët filluan të dezintegrojnë, jo unitaritetin e pseudoshtetit, por qytetin dikur me numër më të madh të banorëve shqiptar në rruzullin tokësor, Shkupin. 

Deklarata e fundit e funksioneres të lartë dhe reformatores të integristëve është aq naive dhe amatore, sa edhe e pamatur dhe shumë e rrezikshme, e kurrsesi nuk perputhet me idealet e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Nexhat Agollit e shumë të tjerëve. Por, e mira e të keqes është se këto fjalë u thanë nëpër fusha dhe livadhe e jo në kolltuqet e parlamentit.

Bejrutizimi i Shkupit nuk do të ndodhë, Shkupi do jetë edhe i joni, si në veri e jug, lindje e perëndim, këndej apo andej urës, këndej apo andej Vardarit, nëse duam/n të bashkëjetojmë, ndërsa ju vazhdoni integrimin me degët ne Maqedoninë Lindore, apo andej Vardarit. Aeroplani i integristëve ka mbetur pa pilot.  Aterimi i këtij aeroplani në havari, për të mirën e gjithve është i domosdoshëm. 

Shansi i vetëm është aktivizimi i pilotit automatik.

Ju dëshiroj aterim të mbarë!

Dr.Bekim Tateshi

 

Shkrimi është shkruar enkas për Fol.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Fol.mk dhe autori, sipas marëveshjes ndërmjet tyre.