Me BMW X5 do të largohet nga Pushteti…!

Ish veprimtari dhe njëherit Deputet i BDI-së në parlament, Xhevat Ademi ka bërë një hap përpara në avansimin e të drejtave të Shqiptarëve, ka blerë veturë BMW X5.

Këtë e ka konfirmuar vetë Xhevat Ademi: 
“Po është e saktë se kam blerë veturë të re, BMW X5 prodhim i vitit 2005 dhe të njëjtën e kam paraqitur te fleta anketuese për pasurinë time. Këtë edhe mund ta vërtetoni”.Në fletën anketuese të deputetit Ademi qëndron se xhipin BMW-X5, me vëllim motori prej 3.000 kubëve, e ka blerë për 11 mijë euro dhe të njëjtin e ka paraqitur në 2005.

Zakonisht ndodh që , nëpër institucione që menaxhojnë me buxhet financiar, vitin e fundit të mandatit të udhëheqësit, zërat buxhetor në shumë kategori janë të rritura, gjë që tregon vjedhjen perfide të mjeteve financiare. Blerja e një veture X5 në një kohë të rënduar politike dhe ekonomike, shton provat e korruptimit klasik që mbizotëron tek udhëheqësit shtetëror. Kjo tregon se këtij pushteti i ka ardhur fundi.

Një thënie e vjetër popullore thotë: 

” Kur njeriu nga këmbësor bëhet kalorës rrezikon të dashurohet në veten e tij, e kjo nuk ja bën të sigurtë shalimin e atit”…!

                                                                         ©FOL