Ndihmat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës nuk kanë fund.

Kësaj here një kontingjent me automjete të blinduara është nisur nga SHBA-të, dhe pritet që sonte të hyjnë në territorin e vendit tonë.

Dhjetëra automjete që do t’i shërbejnë Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa në fotografitë e shpërndara në rrjete sociale shihen disa kamionë që bartin këto automjete.

Koordinatori i “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi në Twitter shkruan se ky kontingjent arrin sonte në Republikën e Kosovës, teksa thotë se është tregues i një marrëveshje që i siguron Forcës së Sigurisë së Kosovës, armë amerikane ndërsa kalon në një forcë ushtarake e arsyeshme në NATO.

“Dërgesa e re e dhjetëra automjeteve të blinduara për ushtrinë e Kosovës që mbërrijnë sonte në Kosovë, tregues i një marrëveshjeje që siguron Forcën e Sigurisë së Kosovës, armë amerikane ndërsa kalon në një forcë ushtarake e arsyeshme në NATO”, shkruan Selimi.

Rreth dy vite më parë nga Amerika në Kosovë, po ashtu kishin arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”.

Këto automjete, i kishin kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

Për formimin e ushtrisë, Kosova mori mbështetje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, kishte thënë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mese e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat
Total
Infektuar
14,780,932
Shëruar
8,402,451
Vdekur
611,743
Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë
Data credits: corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
Arrin përsëri në Kosovë biçikleta elektrike “Smart DYU” – kësaj radhe me zbritje!
Sponzorizuar
Lexo më shumë
TË NGJAJSHME
​Brenda akademisë mbretërore ushtarake, ky është instruktori i FSK-së që trajnon oficerët nga vende të ndryshme të botës
Pse vetëm ripërcaktimi i kufijve e përfundon konfliktin Kosovë-Serbi?
SHFAQ KOMENTET
Lajme Më të lexuarat në Lajme Telegrafi
Përplasje mes Dardan Molliqajt e Imer Mushkolajt në “Debat Plus”Përplasje mes Dardan Molliqajt e Imer Mushkolajt në “Debat Plus”
Përleshje fizike mes dy grupeve te “Kafet e vogla” në PrishtinëPërleshje fizike mes dy grupeve te “Kafet e vogla” në Prishtinë
Rrahje e rëndë në Ortakoll të PrizrenitRrahje e rëndë në Ortakoll të Prizrenit
Molliqaj: Nëse baza e marrëveshjes është njohja reciproke, ne jemi edhe për shkëmbim territorialMolliqaj: Nëse baza e marrëveshjes është njohja reciproke, ne jemi edhe për shkëmbim territorial
CORONAVIRUS
Mal të Zi, 98 raste të reja me COVID-19
Mal të Zi, 98 raste të reja me COVID-19
Foshnja 2-vjeçare në Shtip infektohet me coronavirus
Foshnja 2-vjeçare në Shtip infektohet me coronavirus
Një studim thotë se gati një në katër banorët e kryeqytetit të Indisë është prekur nga coronavirusi
Një studim thotë se gati një në katër banorët e kryeqytetit të Indisë është prekur nga coronavirusi
Kelmendi, letër të hapur krerëve shtetëror: Veproni në mbrojtje të qytetarëve dhe ekonomisë nga pandemia
Kelmendi, letër të hapur krerëve shtetëror: Veproni në mbrojtje të qytetarëve dhe ekonomisë nga pandemia
MË SHUMË
RKS VENDIMET – COVID-19
Qeveria me vendim të ri edhe për fitneset, pishinat e shkollat e futbollit
Qeveria me vendim të ri edhe për fitneset, pishinat e shkollat e futbollit
Vendimi i ri i Qeverisë për parandalim të COVID-19, pezullohet puna në çerdhe në tërë Kosovën
Vendimi i ri i Qeverisë për parandalim të COVID-19, pezullohet puna në çerdhe në tërë Kosovën
MË SHUMË
Telegafi.com
TELEGRAFI sh.p.k.
Rr. Rexhep Mala, Aktash, Nr.29, Prishtinë, Kosovë [email protected] 038-224-093

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegrafi”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegrafit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.


Partnerët
RTV Dukagjini Deutsche Welle Shkabaj
Lajme
Ekonomi
Sport
Magazina
Femra
Stili
Shendetesia
Teknologji
Auto
Fun
Radio Dukagjini
Smard
Telegrafi Jobs
Marketing
Arkiva
Për ne
Privacy policy
Shkarkoje aplikacionin e Telegrafit për Android dhe iPhone

App Store
Google Play

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2020 Portali Telegrafi