Në rrjetet sociale po zhvillohet një peticion ndaj një profesoreshe nga Shkupi, për përhapje të thirrjeve dhunuese, raciste dhe ksenofobe. Bëhet fjalë për profesoren Tanja A, e cila akti brutal ndaj deputetes së LSDM, Radmilla Sheqerinska, e ka përgëzuar, duke uruar dhunuesin me fjalët:

“gjysh, duart tu bëfshin ari, duhej edhe më tepër”, ka shkruar Tanja.A. Përmes peticionit online në rrjetet sociale do të kërkohet nga Ministria e Arsimit, shkarkimi i saj.