qenan aliuShkruan: Qenan Aliu

 Miq të dashur,

Nuk duhet të habiteni se MPB-ja  ndërhynë në hapësirat e Universitetit publik në Shkup. Me specijalca intervenohet duke maltretuar student e studente të cilët reagojnë për diçka. Mund të ndodhë edhe ndoshta të mos kenë të drejtë, por me ta duhet dikush nga Universiteti të bisedojë për ti sqaruar gjërat. Ndërsa ndyrhyrja me dhunë të specijalcave është dhunim i gjeneratës. Në këtë shoqëri në një 24 Dhjetor të kaluar me shqelma bythve i nxorën nga Kuvendi ,deputetët e opozitës.

Scenaristë ishte qeveria e vendit , realizatorë njerëz të palegjitimuar, producent ishte ministri i financave. E pra poqëse studentët e Universiteteve tjera do të rinë heshtur për këtë brutalitet policor. që e etabluan rrjetet sociale , atëherë nuk duhet të harojnë se edhe ata një ditë nga ky regjim mund të jenë tartufa të rradhës për të sprovuar dhunën.

Rroftë autonomia e Universiteteve, NDAL hyrjes së Policisë në hapësirat e Universiteteve në kundërshtim me procedurat ligjore, ata mund të ndërhynë vetëm dhe vetëm nëse ai që është kompetent bënë thirje për një gjë të tillë !