Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili, pret përmirësimin e klimës politike me qëllim që të iniciojë ndërrimin e emrave të shkollave të cilat mbajnë emrat e figurave nga periudha e komunizmit. Ndryshe nga heret e tjera kur pretendonte se nisma e tille do te ndërmerrej shumë shpejtë, këtë here Xhemaili tha se kjo çështje do të inicohet pasi të gjendet mirëkuptim nga partneri i koalicionit.

“Miratimi i ndërrimlt të emrave të institucioneve shesheve rrugëve dhe shkollave, kërkon një konsensus me të gjerë nga që të gjithë këta emra duhet miratuar edhe me parimin e badinterit. Situata politike është ajo që të gjithë e dime. Nuk kemi ndonje klime mirekuptimi edhe në këshillin e komunës, që tema të tilla të dalin edhe para këshilltarëve”, tha Hisen Xhemaili, kryetar i keshillit komunal. Emrat e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë, vazhdojnë të jenë “Gjoçe Stojçevski”, per shkollën tekstile, “Mosha Pijade” per shkollën e mesme të bujqësisë, “Kiril Pejçinoviq” per gjimnazin eTetovës, pavarësisht që në këto shkolla shumica e nxënësve janë shqiptarë.

E vetmja shkollë e cila deri me tani ka derguar dy here kërkesë në këshillin e komunës së Tetovës per ndërrimin e emrit, është shkolla e mesme tekstile e cila mban emrin “Gjoçe Stojçeski”, por sipas prononcimit të mëhershëm të drejtorit të kësaj shkolle, Abaz Abazi, kërkesa e tyre ka përfunduar diku nëpër sirtarët e komunës dhe asnjëherë nuk ka dale në Këshillin komunal dhe shumë vite me pare, një kërkesë e tillë është bërë nga shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë.

Një nismë të këtillë, kohë me pare pati nga ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, edhe per shkollën e mesme “Mosha Pijade”, por edhe kjo perpjekje rezultoi e deshtuar./AlsatM/