Diaspora vazhdon të regjistrohet masovikisht. Njëkohësisht diaspora shqiptare vazhdon edhe me kërkesat që të mundësohet proces i plotë i regjistrimit në gjuhën dhe alfabetin shqip, sepse disa grafa janë në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin cirilik.
Vullnet Dervishi, mërgimtar strugan në Çikago të SHBA-ve, thotë se kjo veçanërisht paraqet problem për rininë shqiptare në diasporë, që nuk e njeh gjuhën maqedonase.
“Në disa fusha kërkohet leximi i alfabetit cirilik si dhe njohja e gjuhës maqedone për ta plotësuar atë saktësisht, diçka që gjenerata e lindur në diaspore nuk e zotëron. Pse është bërë kjo dhe pse është lejuar nga partitë shqiptare, dhe sidomos ajo në pushtet do të mbetet të diskutohet më vonë. Në asnjë mënyrë nuk do të thotë se përgjegjësia duhet të harrohet. Megjithatë regjistrimi duhet bërë dhe shqiptarët do të duhet të dëshmojnë me numra se janë zot i shtëpisë së tyre”, thotë Dervishi për gazetën Lajm.

“Po, e vërtetë është, pengesa ka nga më të ndryshmet. P.sh: gjuha amtare, ose te gjuha të cilën e folni në shtëpi, ekziston vetëm opsioni makedonski “, thotë Nagip Dauti i cili jeton në Montebelluno të Italisë.

Nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) punojnë vetëm në mënjanimin e pengesave teknike, por për grafat “makedonski” thonë se me gjasë nuk do të ndryshojnë fare.
Ndryshe, numri i të regjistruarve në diasporë i është afruar 150 mijëshit.