Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në muajin janar të vitit 2021 ishte 28.272 denarë, që është për 2,7 për qind më e lartë se e njëjta në muajin e vitit të kaluar, ose rritje prej 732 denarë për një vit, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev.

“Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare në sektorët: Shëndetësi dhe aktivitetet e mbrojtjes sociale (12,4 për qind), Art, argëtim dhe rekreacioni (8,4 për qind) dhe Informacion dhe komunikim (8,3 për qind). Sipas statistikave, paga mesatare e paguar neto për janarin është më e larta në sektorin e informacionit dhe komunikimit dhe arrin në 53.928 denarë. Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës për janar është 42.204 denarë”, njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Qeveria, shkruan në njoftim Zaev, në konsultim me të gjithë aktorët në shoqëri, sindikatat, odat, organizatat e punëdhënësve, krijon mjedis për rritjen e pagës mesatare dhe minimale.

“Ne jemi të përkushtuar në realizimin e shkallëve të rritjes ekonomike dhe ngritjen e pagave deri në 30 për qind”, shkroi Zaev./TV21