Kryeministri Emil Dimitriev përveç zgjedhjes së Kiril Minovski për ministër të ri të financave, propozoi që Parlamenti nesër ta shkarkoje edhe Dragana Kiprijanovska, zëvendës ministër në Ministrinë e punëve të jashtme.

Në vend të Kiprijanovska, Dimitriev e propozoi Ilija Isajlovski, ambasador aktual i Republikës së Maqedonisë në Kinë. Kiprijanovska ishte në funksion me propozim të partisë së Pavle Trajanovit, si pjesë e marrëveshjes së koalicionit pas zgjedhjeve në vitin 2014.

Nga Lidhja Demokratike thuan se shkarkimi i Kiprijanovska vjen pasi që Trajanov e lëshoi koalicionin me VMRO-DPMNE dhe haptas nisi që t`i kundërshtoje politikat e Gruevskit. Prej atje porositën se fati i njëjtë do t`i gjejë edhe funksionarët tjerë të cilët janë me propozim të Lidhjes Demokratike, ndërsa tani kanë nisur shkarkimet në eshalonin e tretë.

Isajlovski është ish ambasador në Rusi dhe Ukrainë.