Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë pritet ta fillojë seancën e 106-të në të cilën duhet të konstatohen dorëheqja e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave Zoran Stavreskit dhe ndërrimi i zëvendësministres së Punëve të Jashtme Dragana Kiçrijanovska. Në seancën e njëjtë në rend dite do të jenë zgjedhja e anëtarëve të rinj të Qeverisë – Kiril Minovski, ministër i Financave dhe Ilija Isajllovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski dha dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.

“Problemet shëndetësore me të cilat ballafaqohem dhe këshillat e mjekëve tregojnë se duhet një kohë më e gjatë e mjekimit dhe kurimit, kështu që unë nuk kam mundësi ta kryej funksionin Ministër i Financave dhe nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, thekson Zoran Stavreski.

Stavreski është pjesë e Qeverisë të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja nga viti 2006 në pozitën e nënkryetarit të obliguar për çështje ekonomike, ndërsa nga viti 2009 edhe në pozitën e ministrit të Financave. Ai në punën e tij dhe rezultatet e arritura mbetet të mbahet në mend si një prej ministrave më të suksesshëm të Maqedonisë, i cili me politikat e tij ekonomike ka bërë arritje të konsiderueshme dhe reforma esenciale të cilat shtetin e kanë lënë në hartën e rrjedhave dhe proceseve ndërkombëtare ekonomike.

Gjatë kohës së kryerjes së funskionit si ministër, jnaë arritur rezultatet më të rëndësishme dhe më të dukshme në sfera kyçe të ekonomisë, uljen e papunësisë, tërheqjen e investimeve të huaja, mbështetjen e ekonimsë vendore, ngritjen e standardit të qytetarëve.

“Kisha kënaqësinë të jem pjesë nga ky ekip ekonomik, i cili me entuziazëm të madh të përgjegjësisë dhe përkushtimit punoi për Maqedoninë dhe solli rezultate të cilat shumë qytetarë i ndiejnë, duke nisur nga zvogëlimi serioz i papunësisë, përmirësimit të dukshëm të klimës së biznesit, rritjet e mëdha të ekonomisë dhe eksportit, sjellja e shumë investitorëve dhe zhvillimi i politikave të shëndosha makroekonomike dhe financiare. E gjithë kjo është realizuar në vite jashtëzakonisht të vështira të krizës globale financiare, krizës evropiane, dhe ja tani edhe gati dy vjet të krizës vendore”, shkruan Stavreski.

Ai në dorëheqje shpreh falënderime për bashkëpunimin e frytshëm dhe profesional me kryetarin e mëparshëm të Qeverisë Nikolla Gruevski në ekipin e të cilit ishte 9 vjet.

“Me të kisha bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe mbështetje të madhe. Së bashku me tëdhe me kolegët tjerë të Qeverisë kemi bërë rezultate ekonomike për Maqedoninë si asnjëherë më parë, të njohura dhe të konfirmuara nga institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare”, thekson Stavreski.

Ai shprehu falënderime edhe për bashkëpunimin me kryeministrin Emil Dimitriev dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë veçanërisht për funksionimin e mirë në kushtet e krizës së thellë politike, si dhe të marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit me sektorin privat, BPRM-në dhe institucionet ndërkombëtare.

Në pozitën ministër i ri i Fiancave, kryeministri Dimitreiv në seancën e sotme do ta propozojë drejtorin aktual të Drejtorisë për të Ardhura Publike Kirill Minovski. Ai ka përvojë të frytshme 17 vjeçare në sferën e financave, menaxhimin me ndryshime të menaxhmentit projektues dhe resurseve njerëzore. Në mënyrë shtesë posedon përvojë 13 vjeçare në punën në një prej kompanive udhëheqëse konsultuese botërore Booz Allen Hamilton në implementimin e shumë projekteve për donacion të USAID-it në pjesën e ndërtimit/zhvillimit të institucioneve të Republikës së Maqedonisë në sferën ekonomike dhe krijimin e mjedisit të volitshëm afarist.

Minovski posedon edhe përbojë në punën e institucioneve shtetërore. Para udhëheqjes së Drejtorisë për të Ardhura Publike, ai në periudhën maj 2014 – nëntor 2015 ka qenë njeriu i parë edhe i Inspektoratit Shtetëror Tregtar. Paraprakisht ishte angazhuar si menaxher i komponentave në kuadër të USAID-it, si dhe shumë projekte tjera nga kjo organizatë, lidhur me përmirësimin e konkurrencës, eksportit, sektorit bankar

Në seancën e sotme, kryeministri Dimitriev për pozitën zëvendësministër të Punëve të Jashtme, në të cilën deri më tani ishte Kiprijanovska, do ta propozojë Ilija Isajllovskin, i cili është diplomat nga karriera me përvojë të pasur në organizata ndërkombëtare dhe zhvillim të marrëdhënive ediplomatike.

Në MPJ, Isajllovski është punësuar që në vitin 1996 dhe ka kaluar nëpër të gjitha shkallët profesionale. Ai një periudhë të caktuar punon edhe në sektorin për marrëdhënie bilaterale politike me shtetet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore, si dhe ambasador i R. së Maqedonisë në Ukrainë, Federatën Ruse dhe është ambasador aktual në Republikën Popullore të Kinës, prej ku i ka mbuluar RDP të Koresë, Vietanimin, Mbretërinë e Tajlandës dhe Mongolinë.