Kryeministri Emil Dimitriev, sot në Maltë , në Kongresin e Partisë Popullore evropiane, foli për integrimin evropian si interes strategjik për Maqedoninë sidhe krizën me migrantë.

“Lidhur me krizën e migrantëve ne dëshmuam se kemi kapacitet dhe ndajmë vlera evropiane duke e konfirmuar gadishmërinë tonë për të qenë pjesë e zgjidhjes së një problemi jashtëzakonisht kompleks”, deklaroi Dimitriev.

Ai pohoi se Maqedonia dëshmoi se është partnere lojale në të cilën mund të mbështetet Bashkimi Evropian dhe se Maqedonia duhet të jetë pjesë e planeve strategjike të familjës së BE-së.