Dy ditë përpara raundit të ri të bisedimeve për emrin e Maqedonisë që do të zhvillohen në Vjenë me ndërmjetësuesin Metju Nimic, Ministri i Jashtëm maqedonas Dimitrov nuk ka zbuluar detaje të veçanta të procesit
.
Por,sidoqoftë, në një emisioni televiziv që emetohet në Tv Telma, ai në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë ka nënvizuar linjat e kuqe të Maqedonisë.

Përkufizim gjeografik po, por për dallim nga territori në Greqi, e jo edhe për shëmtimin e gjuhës maqedonase, të popullit apo të shtetit.

Dimitrov ka përsëritur qëndrimin e tij të shprehur pas takimit me homologun e tij grek Kocijas, se për Maqedoninë është i papranueshëm emri i papërkthyeshëm dhe i shkruar si një fjalë e vetme.

Ai për takimin e së premtes me Kociasin në Shkup ka thënë se ka vetëm disa përparime të vogla./Express/