Kryeministri në largim Gjorge Ivanov sot ka ditën e tij të fundit në funksionin e Presidentit.

Zyrtarisht Ivanovit mandati i skadon të dielën, kur edhe duhet ta lëshoj Rezidencën në Vodno.

Akoma nuk është bërë e ditur se ku do të shpërngulet Ivanov dhe a do ti shfrytëzoj privilegjet që i takojnë.

Ndërkohë gazetari Zoran Bozhinovski ka shkruar se Ivanov ka pasur një takim me familjarë të dënuarëve për ngjarjet e 27 prillit, të cilët i kanë bë presion të shpallë amnisti, mirëpo Ivanov ka refuzuar, duke thënë se mund të përndiqet penalisht për një gjë të tillë.

Madje sipas Bozhinovskit, Ivanov u ka thënë se ka pritur që pas dënimit të akuzuarëvë për 27 prillin të ketë protesta masive, por meqë kjo nuk ka ndodhur, ai nuk mund të shpallë amnisti. Nga kabineti i Ivanovit nuk i kanë konfirmuar këto informacione.