Së paku në dy komuna të Shkupit dhe në disa komuna më të vogla pritet të ketë së shpejti zgjedhje të parakohshme lokale, merr vesh Gazeta Lajm.

Sipas funksionarëve të LSDM-së, së paku dy kryetarë të komunave të Shkupit sipas gjitha gjasave do të japin dorëheqje edhe atë kryetari i Aerodromit dhe Kisella Vodës, por edhe kryetarë në disa komuna më të vogla. Pritet të ndërrohen edhe së paku dy funksionarë të lartë të LSDM-së, kanë konfirmuar për PlusInfo burime partiake.

Nëse kryetarët e komunave vërtet japin dorëheqje, atëherë duhet të shpallen zgjedhje të reja më së voni në afat prej 6 muajve.

Shkak për dorëheqjet është presioni nga kreu i partisë që kanë kryetarët e komunave në fjalë për shkak të rezultatit të dobët të treguar në zgjedhjet presidenciale.