Dita e taksive, taksistët ankohen për mungesë të kushteve

A cab at high speed on a motorway in an urban area with the lit taxi sign on top of its roof

 

22 marsi, dita botërore e taksistëve. Por pothuajse asnjë nga taksistët e anketuar nuk kishin njohuri se edhe për ta ka një ditë botërore, edhe pse me këtë profesion merren me vite. Ata thonë se përballen me shumë probleme, ndër më të theksuarat mungesa e hapësirë për parkim dhe konkurrenca e padrejtë.

“Kemi licencë por më mirë mos ta kemi, për arsye se më shumë ka nga ata që punojnë ilegalisht se sa ata legal. Ligji ekziston por nuk kemi inspektor që punojnë në këtë drejtim, tatimet i kërkojnë çdo gjë kërkojnë por detyrën e vet nuk e kryejnë”

“Nuk kemi ku të parkohemi, nuk kemi ku të presim myshterinjtë, rrugët nuk janë të mira. Nuk mundem të them se edhe ata kanë dal të fitojnë diçka, ata bëjnë dëm por edhe ata duan të hanë”

Ata thonë se masat e Qeverisë që taksistët të mësojnë gjuhën angleze, nuk dha rezultat për shkak se shumica e turistëve në vend vijnë nga Turqia.

“Jo e anuluan, më shumë ka turq se anglez mua më vjen inati pse nuk e di gjuhën turke, sepse vozisim turq nga 10 persona në ditë ndërsa anglez një herë në tre muaj”

Vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit qarkullojnë 2400 taksistë. Qyteti i Shkupit 3 vite më parë kishte zvogëluar numrin e licencave për taksistë me arsyetimin se edhe tek qytetarët ka rënë interesimi për të shfrytëzuar shërbimet e taksive.

Alsat-M