Faturat e larta të rrymës, haraçinasit bllokojnë rrugën

Banorët e Haraçinës në shenjë proteste kundër faturave të larta nga EVN kanë bllokuar sot rrugën e hyrjes së fshatit me paralajmërim se ky është vetëm fillimi i shprehjes së mllefit të tyre.

“Protesta është vetiniciative e qytetarëve të Komunës së Haraçinës. Dua të them se na vijnë fatura drakonike, a ne nuk kemi fabrika nëpër shtëpi. Si mundet me ardhur një faturë 15 mijë, e 150 mijë. Prej në 90 mijë deri në 120 mijë. Prandaj nuk jemi të kënaqur, faturat na vinë paushallë, ato nuk i paguajmë”, tha njëri nga banorët.

“Mua më erdh rryma, kur e pash një mijë e diçka euro, po unë nuk e kam ble fabrikën e ‘Zhelezarës’. Ç’është kjo. Kujt i duhen paret le të shkoje ti marre atje kush i ka vjedhur. Hajdutët le ti zënë atje jo këtu”, tha një banor tjetër i Haraçinës.

“Ato me 200 denarë sociale, nuk kanë shanse teorike të paguajë rrymë 200 euro.  Më së pari edhe nuk mund ti vije, sepse unë vet në Zvicër paguaj40 franga në muaj. Rroga e Zvicrës 5000 frënga me rrymën atje paguhet 50 frangë, tek ne vjen 300 euro, 250, 150 euro, e cila familje mundet me i qëndru kësaj shtrenjtësie.

Banorët thonë se për çdo ditë ç’kyçen nga rryma, ndërsa mbesin edhe pa ujë, për shkak se ujin e marrin nga bunarët. Për këtë arsye, nëse EVN nuk i merr parasysh kërkesat e tyre, atëherë do ta radikalozojnë protestën.

“Pa ndërprerë i ndalin rrymat, për çdo ditë nga 150 familje mbesin pa rrymë edhe pa ujë.// 680 familje deri tani. A deri më 25 do i shkyçin krejt. 48 orë, tani kanë mbetur edhe 46 orë EVN që të na përgjigjet neve. Pas 48 orëve ne do ta bëjmë bllokimin e rrugës për 24 orë. Në planin C do ta çkyçim larg përçuesin këtu çka e furnizon edhe qytetin e Shkupit edhe ata pa rrymë ne pa rrymë, se edhe ne jemi banorë të këtij vendi këtu”, thotë një qytetar.

“Kësaj here ne do të bllokojmë jo vetë autobanët, por çka ka hyrje në Shkupn ga Tetova, nga Kumanova, prej krejtve do ti bblokojnë, kësaj radhe nuk i bllokojmë ne”, thotë një qytetar tjetër.

Pas protestës së banorëve të Haraçinës, përmes kumtesës për mediat kanë reaguar edhe nga EVN-Maqedoni, të cilët thonë se, në pajtueshmëri me rregullat e rrjetit dhe Ligjit për Energjetikë, EVN Maqedoni e ndërpret furnizimin me energji elektrike te konsumatorët të cilët nuk i paguajnë borxhet e tyre në afatin e paraparë me aktet ligjore dhe nënligjore dhe në përputhshmëri me kontratën e konsumatorit me kompaninë.

“Kjo vlen për të gjithë konsumatorët ashtu si edhe për konsumatorët që sot protestuan. Për sa i përket borxheve të tyre dhe konsumit, është shumë e qartë. Këto konsumatorë i shfrytëzojnë mundësitë që vlejnë ndaj të gjithëve, ndërsa ajo është avantazhi që borxhet e ngelura t’i paguajnë në më shumë këste dhe pagesa e rregullt e faturave aktuale. Konsumi është më i madh tek një pjesë e konsumatorëve për shkak të temperaturave të ulëta që i kishim gjatë muajve të dimrit dhe për të cilët janë shpërndarë fatura.Kontribut në lartësinë e faturave jep edhe harxhimi i pa kontrolluar i energjisë elektrike.Disa konsumatorë kanë fatura të larta për shkak të madhësisë së objektit që e ngrohin ose e shfrytëzojnë për kryerje të aktiviteteve të ndryshme”, thonë nga kompania EVN Maqedoni.

Nga EVN-Maqedoni thonë se edhe më tej qëndrojnë të hapur ndaj konsumatorëve për tejkalim të të gjitha keqkuptimeve, brenda kornizave të dispozitave ligjore.

Mefail Ismaili /SHENJA/