E hëna e kaltër supozohet të jetë “dita më e mërzitshme e vitit”, që shkaktohet nga një kombinim faktorësh, duke përfshirë qëllimet e paarritura të vitit të kaluar, të ftohtit dhe faktorët e tjerë dëshpërues.

Muaji i kaluar mund të mos ketë qenë i mërzitshëm për shkak të festave të fundvitit, por janari përmban ditën më të mërzitshme të vitit.

Dhe kjo ditë është të hënën. Data zyrtare e ditës më të mërzitshme (më depresive) është 16 janari.

Por çfarë është kjo ditë?

Në fakt nuk ka ndonjë shkencë prapa këtij ‘zbulimi’ – edhe pse “E Hëna e Kaltër” njihet çdo vit.

“E Hëna e Kaltër” i është dhënë emri një dite në janar që raportohet se është dita më e mërzitshme e vitit për shekuj të tërë në Hemisferën Veriore.

Koncepti i kësaj dite është bazuar në një rezultat ekuacioni që llogariti këtë datë.

Por a duhet të brengoseni për këtë ditë?

Definitivisht jo. Përgjigja më e saktë ndaj kësaj dite është se janari është një nga muajt më të ftohtë të vitit në Hemisferën Veriore, me motin brutal dhe qiejt e hirtë.

Dekorimet e Krishtlindjeve janë hequr dhe ka ende kohë për pranverën. Përderisa ‘E hëna e kaltër’ është një mit, çrregullimi sezonal është i vërtetë – dhe janari është muaji më i zakonshëm që ndodh ky çrregullim, i cili rezulton me një rënie të disponimit.