Rrjeti social Facebook është duke përjetuar probleme.

Faqet dhe grupet në Facebook kanë pësuar një rënie të pashpjegueshme nga sistemi.

Përdorues të shumtë të rrjetit social Twitter janë duke raportuar mbi këtë problem nën hashtagun #facebookdown.

Ky problem ka prekur edhe profilet e njerëzve, ku përveç emrit dhe fotos së profilit, e gjithë faqja po del e zbrazur në verisonin Desktop.

Ndryshe, në versionin për celular gjithçka po duket në rregull.